Ish mesfushori i Machester United, Paul Pogba, insiston se arritja në finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin dëshmon që largimi nga Old Traford ishte vendimi i duhur, shkruan
DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Reprezentuesi francez e la Manchesterin si transfer i lirë në fundsezonin e 2012-ës, nën rrethana jo fort të relaksuara.
Pogba ishte revoltuar në United, sepse lojtari besonte se nuk vlerësohej aq sa e meritonte.
Që nga kalimi në Juventus, 22 vjeçari është zhvilluar shumë, duke u cilësuar tashmë edhe si njëri nga më të mirët e Europës.
Pogba është trageti i top-klubeve në ligate më të forta të futbollit.
“Jam shumë i lumtur me ardhjen time në Torino”, ka thënë Pogba për
The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
“Nuk pendohem fare, Jam shumë i lumtur këtu dhe po e shijoj çdo moment”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.