Lajmet e fundit

Është miratuar rezoluta e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për referendumet e Rusisë në Ukrainë.
Kjo rezolutë është miratuar me 143 vota, ndërsa Asambleja i ka dënuar aneksimet ruse me anë të referendumeve mbi territoret ukrainase.
Lajmin për votimin pro të kësaj rezolute e ka bërë ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.
“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës dhe Tajvanit nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme. Jo aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën””, ka shkruar hoxha në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Pesë vende votuan kundër kësaj rezolute e të cilat janë Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nicaragua, Rusia dhe Siria ndërsa abstenuan 35 vende, e pro ishin 143 shtete.