Me 68 vota për dhe asnjë kundër, është miratuar në parim Projektligji për Pagat në sektorin publik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse, njofton Klankosova.tv.
“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.