Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohur si Plani i Rritjes.
Me këtë marrëveshje parashihen përfitime prej 882 milionë euro për Kosovën.
"Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje" Siç ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, ky plan vjen me 1/3 si grant dhe 629 milionë euro në formë të kredisë. Ai ka thënë se këto mjete zhbllokohen bazuar në reformat që i zbaton Kosova./Klankosova.tv