Shefi i GP të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para.
“Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri.
Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës.
101 deputetët e pranishëm votuan pro.
Paraprakisht, Rezoluta për Hagën ishte paraparë të ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kjo-eshte-rezoluta-per-hagen-qe-pritet-ta-miratoje-sonte-kuvendi-i-kosoves11/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.