Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi i Interit, Miranda, mund të rikthehet në Brazil dhe të luajë për Flamengon, sipas Calcio Mercato.
34 vjeçari së fundi zgjati kontratën me Zikaltrit deri më 2020, por që nga atëherë ka pranuar oferta edhe nga Flamengo, por edhe nga Paris Saint-Germain.
Mirëpo, mes këtyre tri opsioneve, Miranda preferon që të kthehet në vendlindje, ndonëse nuk dihet nëse ky klub mund t'ia ofrojë atij pagën prej tre milionë eurosh në vit, të cilën e merr te gjiganti italian.