30.03.2019 · përditësuar para 2661 dite1 min lexim
Miranda Kerr dhe Evan Spiegel po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku, vetëm 10 muaj pas lindjes së Hart, transmeton Klan Kosova.
Modelja 35 vjeçare dhe themeluesi 28 vjeçar i Snapchat, kanë ndarë lajmin e mirë përmes një deklarate.
“Miranda, Evan, Flynn dhe Hart, janë në pritje të një anëtari të ri”, tha një përfaqësues i tyre.
Evan dhe Miranda u martuan në maj të vitit 2017 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Hart, më 7 maj të vitit të kaluar.
Miranda ka edhe një djalë tetëvjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.