Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Modelja 36 vjeçare dhe bashkëthemeluesi i Snapchat, 29 vjeçar, u bënë me një djalë. Lajmin e ka konfirmuar një burim për People, transmeton Klan Kosova.
Emri i tij është Myles.
“Ne jemi të lumtur me arritjen e Myles. Nuk mund të jemi më të emocionuar për djalin tonë”, tha çifti në një deklaratë.
Të dy kanë edhe një djalë 17 muajsh me emrin Hart. Miranda ka edhe një djalë me emrin Flynn, nga lidhja me Orlando Bloom.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.