Lajmet e fundit

Para se të kuptonit, faqja juaj e Facebook do të shndërrohet në një vend ku ju keni të bëni me njerëz që nuk bisedoni më, apo nuk i njihni më fare, prindër të mërzitshëm që i keni takuar gjatë mbledhjeve prindërore, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “pompoze”, etj.
Më poshtë i keni disa këshilla për tipa të tillë të njerëzve me të cilët duhet të ndaheni në botën virtuale:
Ata që lavdërohen
Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” bëjnë ju bëjnë të ndjeheni joadekuatë. Fshijeni çdokënd që ju bën të ndjeheni fajtore dhe jofalënderuese për gjërat që i keni.
Grindaveci
Ky lloj e përdor Facebook si platformë për grindje, zakonisht ka qëndrime kontraverze andaj gjithçka bëhet objekt debati, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.
Lojtari
Të gjithë e dimë se sa të mërzitshme janë ftesat për lojëra sikurse Candy Crush. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do ju mundësojë që të kurseni kohë.
Prindi “krenar”
E keni parasysh prindin që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra të nipave dhe mbesave të saj. është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla mirëpo ju lusim që mos ta bombardoni Facebook tonë me familjen tuaj perfekte.
Kritiku
Ai është i pari që kritikon atë që e bëni apo të që e thoni. Është mirë që të kemi debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë se si duhet të përdorni Facebook tuaj.
Shefi juaj
Nuk jemi shumë të sigurt se pse duhet të keni shefin tuaj në FB, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.
I panjohuri
Ju garantojmë se nuk do të flisnit me shumicën e miqve tuaj në FB në jetën reale, andaj bëjeni një pastrim të listës së miqve virtualë. Ne këtë mënyrë FB do të shndërrohet në diçka që ju mundëson të keni kontakt me njerëzit që i doni dhe që dëshironi të dëgjoheni me ata./femra.net/