Lajmet e fundit
Miq, familjarë dhe kolegë janë mbledhur për ti dhënë mbështetje ish-futbollistit Kenny Sansom i cili u fotografua në një park nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje jo të mirë.

Kenny Sansom pritet të futet në një klinikë rehabilitimi në mënyrë që të bëjë detoksikimin e organizmit nga dozat e larta të alkoolit.
Shumë njerëz të vullnetit të mirë janë afruar për t`i dhënë ndihmë mbrojtësit të dikurshëm të Arsenalit i cili është i pastrehë pasi e dashura e tij e braktisi se e largoi nga shtëpia ku bashkëjetonin për shkak të abuzimit me alkoolin, transmeton Klan Kosova.
Sansom i cili është 56 vjeçar, do të qëndrojë në një klinikë rehabilitimi për një muaj për të marrë trajtim nga specialistët e kësaj fushe të mjekësisë.
Pas rehabilitimit Kenny Sansom do ti drejtohet klinikës Sporting Chance e themeluar nga bashkëlojtari i tij i dikurshëm Tony Adams.
Pas intervistës për Sunday Mirror, Sansom ka treguar se ai ka fjetur në park dhe vende të tjera, por që tani po kërkon një vend që do t`i ndihmojë të rinisë jetën e tij të rregullt.
Ai para se të futet në rehabilitim ka thënë që do të japë më të mirën nga vetja që të kthjellësohet dhe shpreson që kjo përvojë të jetë një shenjë që ai të ndryshojë kahje të mënyrës së jetesës. / klankosova.tv