07.05.2017 · përditësuar para 3354 dite1 min lexim
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka uruar këngëtaren e njohur të muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha me rastin e 84 vjetorit të lindjes.
Dedikimin e tij me rastin e ditëlindjes së bilbilit të këngës shqipe, Minxhozi e shoqëroi me një fotografi të përbashkët ku shihet se këngëtares i janë dhuruar dhe një tufë lulesh, njofton Klan Kosova.
''Gëzuar ditën e lindjes e madhërishmja Nexhmije Pagarusha. Legjendë e këngës shqiptare. Një zë unik, i ngrohtë dhe i dashur për të gjithë hapësirën shqiptare. Një tufë lule në shenjë respekti pakufi''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.