Lajmet e fundit

11 Qershor 2017, ora 21:07. Shqiptarët, në të gjitha trevat, në festë. Në Haifa të Izraelit, në minutën e 22-të të ndeshjes, Armando Sadiku kaloi Kombëtaren kuqezi në avantazh. Në afro 3,000 kilometër distancë, në Loro Boriçi të Shkodrës, në të njëjtën minutë të ndeshjes, Kosova barazoi përkohësisht shifrat përballë Turqisë, me Armir Rrahmanin.
Brohoritje jo vetëm në stadiume, më tepër ishte një festë mbarëshqiptare. Koeçidencë e jashtëzakonshme. Një komb që prej rrethanave historike dhe politike detyrohet të përfaqësohet me dy skuadra të ndryshme, por që vazhdon të festojë i bashkuar. Megjithatë, nëse Shqipëria arriti të shënonte edhe golin e dytë me Sadikun dhe më pas i dha goditjen përfundimtare kundërshtarëve me Memushajn, duke u hakmarrë ndaj Izraelit, e njëjta gjë nuk ndodhi me Kosovën.
Barazimi me devijimin me kokë të Rrahmanit ishte vetëm një iluzion, sepse në fund skuadra e Albert Bunjakut kapitulloi edhe përballë Turqisë, duke u thyer me rezultatin përfundimtar 4-1. Minuta e 22-të në Haifa dhe Shkodër ishte një moment magjie, shkruan supersport.al. Një nga ato çaste kur shqiptarët, kudo që janë, festojnë së bashku