Lajmet e fundit

Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër. MINTI u bën thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut. Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës.