Një vogëlushe 3 muajshe, është ngrënë e gjallë nga minjtë gjigandë, pasi që nëna e saj e kishte lënë të vetme në shtëpi dhe kishte dalë për të festuar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Fëmija në momentin e sulmit nga minjtë, ndodhej e vetme në shtratin e saj, ndërsa fqinjët kanë bërë thirrje që e ëma “të kalbet në burg”.
Nëna e kësaj foshnjeje është një 26 vjeçare, e cila më pas është arrestuar nën akuzën për neglizhim të fëmijës.
Rreth ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në Johannesburg, kanë folur edhe fqinjët të cilët kanë thënë se bebja kishte pësuar një vdekje të dhimbshme, pasi që minjtë i kishin ngrënë gjuhën, sytë dhe gishtat.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.