Ministrja franceze e çështjeve dixhitale dhe inteligjencës artificiale (AI), Clara Chappaz është në një mision për të bashkuar Evropën dhe për të detyruar kompanitë e mediave sociale të vendosin shënjues verifikimi të moshës, duke shtuar se nuk duhet të ketë rrjete sociale për ata nën moshën 15 vjeç.
Clara Chappaz për mediat franceze tha të dielën se vendi ka tre muaj kohë për të “mobilizuar partnerët e tij evropianë, për një marrëveshje që i detyron platformat e mediave sociale të verifikojnë moshën e përdoruesve të tyre, dhe mosveprimi në këtë drejtim do të rezultojë në sanksione.
“Puna ime sot është të krijoj një koalicion, me Spanjën, Greqinë dhe tani me Irlandën, për të bindur Komisionin Evropian”, tha ministrja 35-vjeçare.
Platformat e mediave sociale si Meta dhe TikTok kanë vendosur tashmë masa për verifikimin e moshës.
Por disa kanë thënë se është e vështirë të verifikohet mosha e përdoruesit.
Chappaz, megjithatë, argumenton se ky është një “justifikim” që është “i rremë”. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.