Lajmet e fundit

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son Hu,i do të vizitojë Rusinë nga 15 deri më 17 janar, tha të dielën agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.
Vizita e Choe është me ftesë të homologut të saj rus, Sergei Lavrov, tha KCNA.
Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike në ujërat jashtë bregut lindor të gadishullit Korean, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Roja Bregdetare e Japonisë, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se një predhë, që besohet të jetë një raketë balistike, u lëshua nga Koreja e Veriut dhe ishte ulur në det, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.