Ministria ruse e mbrojtjes tha se nuk kishte planifikuar të sulmonte asnjë objektiv në Poloni, pasi Varshava tha se 19 dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës në Ukrainën perëndimore.
Në një përditësim të fundit mbi sulmet kundër Ukrainës, ajo thotë: "Asnjë objekt në territorin polak nuk ishte planifikuar të ishte në shënjestër, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Rrezja maksimale e UAV-ve të përdorura në sulm [në Ukrainë] nuk i kalon 700 km. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me ministrinë polake të mbrojtjes mbi këtë temë", thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.