Lajmet e fundit

Ushtria izraelite po refuzon të koordinojë hyrjen e ekipeve mjekësore të lidhura me fushatën e vaksinimit urgjent ndaj poliomielitit në disa zona, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa nisën përpjekjet e vaksinimit në Gazën jugore.
“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe autoriteteve të interesuara që të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar suksesin e fushatës së vaksinimit duke arritur të gjithë fëmijët kudo që janë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
OBSH tha se kishte përfunduar me sukses fazën e parë të fushatës së vaksinimit në Gazën qendrore. Faza e dytë e fushatës, që synon rreth 340,000 fëmijë në Gazën jugore, filloi më herët sot, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv