Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se të paktën 19 persona janë konfirmuar se janë vrarë në një sulm izraelit në një zonë të caktuar humanitare të njohur si al Mawasi, pranë Khan Younis, në jug të Gazës.
Ministria tha se numri mund të rritet pasi më shumë trupa janë gjetur.
Më parë, shërbimi i emergjencës civile në Gaza - reaguesit e parë që operojnë nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi - raportuan se të paktën 40 njerëz u vranë.
Ai tha se familje të tëra ishin zhdukur ndërsa ishin grumbulluar në tenda.
Ushtria izraelite (IDF) kundërshtoi fuqimisht shifrën fillestare, duke thënë se "numrat e publikuar nga qeveria e drejtuar nga Hamasi nuk përputhen me informacionin e mbajtur nga IDF, municionet e sakta të përdorura dhe saktësinë e sulmit", shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.