Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se pse sot ka pasur numër më të madh të rasteve me COVID-19.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se në kuadër të rasteve të raportuara sot janë përfshirë edhe rastet e tri ditëve më herët nga një laborator privat, derisa vonesa duket se ka ndodhur për shkak të festave të fundvitit.
"Ju informojmë se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv, të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot".
Në raportin 24 orësh janë konfirmuar 108 raste pozitive me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë vdekje, njofton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.