Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të pranojë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX.
Këto doza sipas Ministrisë së Shëndetësisë do arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite, njofton Klan Kosova.
''Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza''.
''Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19'', ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.