Ministria e Shëndetësisë, ka dalur me disa rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta.
Më poshtë gjeni disa pika të cilat mund t’i praktikoni:
- Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 - 6 muaj;
- Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
- Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
- U jepni ujë rregullisht;
- Pastroni rregullisht.
- Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det
- Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 - 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
- Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
- Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 - 17:00;
- Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.