Lajmet e fundit

"Furnizimi me libra nëpër biblioteka të komunave të Kosovës si dhe jashtë territorit të Kosovës është një program i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti dhe në kuadër të këtij programi ne po dhurojmë në çdo bibliotekë nga 135 tituj, të cilët janë më të kërkuar nga publiku kohën e fundit”.
Në anën tjetër gjeneral brigade, Enver Cikaqi, falënderoi ministrin Gashi për vizitën dhe dhurimin e librave për bibliotekën e FSK-së dhe gjithashtu e njoftoi ministrin rreth bibliotekës dhe interesimin e pjesëtarëve të FSK-së për leximin e librave.
“Këta tituj do t’i ndihmojnë shumë pjesëtarët tanë për formësimin dhe avancimin profesional dhe njëkohësisht do ta kemi një bibliotekë më të begatshme. Ardhja juaj këtu për t’i sjell librat është një mesazh që FSK-ja është mbarë dhe ndihemi të përkrahur edhe nga të tjerët”.
I pari i Ministrisë së Kulturës theksoi se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.