27.02.2019 · përditësuar para 2689 dite1 min lexim
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore.
Çmimin në fushën e trashëgimisë kulturore për vepër jetësore “Dea Daranica” e ka marrë Jusuf Osmani, atë për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi” e mori Shemsi Krasniqi.
Çmimin për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu” e mori Milot Berisha dhe atë për vepër shkencore “Zef Mirdita” e mori Gjon Berisha, njofton Klan Kosova.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se këto çmime ndahen që të motivohet puna e vazhdueshme e artistëve.
“Jemi të vetëdijshëm që puna e juaj nuk shpaguhet, por është një akt i joni, ne ju mbështesim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.