Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, mbështet financiarisht teatrot e qyteteve përmes memorandumeve të bashkëpunimit, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Në njoftimin e MKRS-ës thuhet se shuma e tërësishme e përkrahjes është 225,000 euro, transmeton Klankosova.tv.
"Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeten gjithsej 9 teatro me nga 25,000 euro. Teatrot që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë: Teatri i Qytetit të Mitrovicës; Teatri i Qytetit të Prizrenit; Teatri i Qytetit të Gjilanit; Teatri i Qytetit të Pejës; Teatri i Qytetit të Gjakovës; Teatri i Qytetit të Vushtrrisë; Teatri i Qytetit të Podujevës; Teatri i Qytetit të Ferizajt; dhe Teatri Dodona - Prishtinë", thuhet në njoftim.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.