Me nënshkrimin e kontratës Manastirica e Prizrenit përfiton një shtëpi kulture të re, që kushton 300 mijë euro.
Këto para për projektin e rëndësishëm që pasuron fshatin dhe komunën, i ndau Qeveria, njofton Klan Kosova.
Me rastin e vënies së firmës për memorandumin, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi tha se dikasteri i saj po jep para edhe për objekte në zonat tjera të vendit.
Edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se projekti për shtëpinë e kulturës është i rëndësishëm, ndërsa shtoi se komuna po realizon edhe plane tjera.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=HVAhtXYogiA&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.