06.02.2018 · përditësuar para 3077 dite1 min lexim
Ministria e Kulturës për herë të parë bëhet me inspektorë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Këtë e bëri të ditur ministri Kujtim Gashi, gjatë një konference për shtyp, duke thënë se tashmë janë përzgjedhur tre inspektorë dhe se shpreson që në të ardhmen të shtohet numri i tyre.
Sipas tij, ata do të jenë gjatë gjithë kohës duke lëvizur në terren, si dhe të gjithë qytetarët që do të shohin ndonjë parregullsi, mund ta informojnë inspektoriatin.
“Kjo është një gjë shumë e mirë, meqë kemi shume monumente kulturore dhe ky është një hap i mirë për mbrojtjen dhe kontrollimin e tyre”, u shpreh Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.