Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme palestineze ka thënë se vendimi i Suedisë dhe Kanadasë për të rivendosur fondet për agjencinë e OKB-së është një hap i domosdoshëm për të siguruar një litar shpëtimi për refugjatët palestinezë.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se vendimi afirmon domosdoshmërinë e UNRWA-s për të garantuar mirëqenien mbrojtjen dhe të drejtat themelore të miliona refugjatëve palestinezë.
“Vendimi afirmon domosdoshmërinë e UNRWA-s për të garantuar mirëqenien, mbrojtjen dhe të drejtat themelore të miliona refugjatëve palestinezë dhe sigurimin e stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Fushata e gjatë sistematike e Izraelit, propaganda, sulmet ndaj UNRWA-s dhe nxitja kundër punonjësve të OKB-së duhet të refuzohet”.
“Vrasja e mbi 150 punonjësve të OKB-së nga Izraeli dhe shënjestrimi i pronave të OKB-së duhet të hetohen dhe përgjegjësia duhet të sigurohet”, thuhet tutje në deklaratën e kësaj ministrie.