Lajmet e fundit

Irani ka thënë se ka "të drejtë dhe i detyruar të mbrohet" pasi Izraeli filloi sulmet ajrore hakmarrëse kundër vendit gjatë natës.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme iraniane dënon sulmin e Izraelit dhe e përshkruan atë si një "shkelje të qartë" të ligjit ndërkombëtar.
“Republika Islamike e Iranit e konsideron veten të drejtë dhe të detyruar të mbrohet nga aktet e huaja të agresionit”, thotë ajo, duke cituar nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.