Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar në lidhje me rastin ku një shqiptar i Kosovës ka vdekur në një nga burgjet e Serbisë.
MPJD në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se nuk kanë arritur të marrin ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin.
Në përgjigje theksohet se as mediat serbe nuk kanë raportuar lidhur me rastin.
“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj. Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme për Klankosova.tv
Më 2 dhjetor redaksia e Klankosova.tv ishte njoftuar nga lexuesit e saj se më 26 nëntor ka ndodhur një rast ku e kishte humbur jetën A.Z, nga Peja me nënshtetësi norvegjeze.
Me të marrë informacioni janë nisur kërkimet lidhur me ngjarjen.
Vdekjen e shtetasit të tyre e ka konfirmua edhe Ministria e Jashtme norvegjeze por pa treguar nëse ky është nga Kosova.
Lajmi më pas është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga familjarët.
https://klankosova.tv/terhiqet-trupi-i-pajete-i-kosovarit-me-nenshtetesi-norvegjeze-qe-vdiq-ne-nje-burg-ne-serbi/
https://klankosova.tv/konfirmohet-vdekja-1e-nje-shqiptari-me-nenshtetesi-norvegjeze-ne-nje-burg-ne-serbi/