Lajmet e fundit
Politikanët e Iranit, janë tejet të shqetësuar nga numri i lartë i divorceve në këtë vend. Kështu për ta ulur numrin e tyre, ata e kanë hapur një website për takime.

Rreth 22% e martesave në Iran përfundojnë në divorc.
Madje ky numër është shumë më i lartë në kryeqytetin e këtij shteti, Tehran.
Sipas statistikave zyrtare këto divorce ndodhin mes çifteve nën moshën 30 vjeçare. Ky numër i lartë i divorceve i ka shqetësuar autoritetet në Iran.
Kështu autoritetet iraniane e kanë hapur një website, që do t’u ndihmojë të rinjët që të dashurohen, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri për sport dhe çështjet rinore në Iran, Mahmoud Golrazi, që shpreson që ky website do ti krijojë “100,000 martesa” dhe shpreson shumë që të mund të zgjidhet problem i divorceve në këtë vend.
Website i ri quhet, hamsan.tebyan.net e mbikqyret nga Organizata Islamike.
Kjo mënyrë që kanë zgjedhur autoritetet iraniane për të zgjidhur problemin e divorceve, duhet të jetë në përputhje me jetesës që promovon feja islame.