Lajmet e fundit

61 çështje penale janë nisur nga Ministria e Brendshme ruse dhe janë nxjerrë 150 akte kundërvajtje administrative, gjatë zgjedhjeve presidenciale të 15-17 marsit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Zëvendësministri i Brendshëm Alexander Gorovoy është cituar nga agjencia e lajmeve me bazë në Moskë duke thënë se numri më i madh i çështjeve penale ishin për shpalljen e një akti terrorist të qëllimshëm të rremë (23) dhe për pengimin e votuesve në ushtrimin e të drejtave të tyre (21).
Gorovoy pretendon se departamentet e ministrisë kishin marrë "1,400 deklarata dhe raportime për shkelje dhe krime të mundshme" dhe se 547 kërcënime mashtrimi me bombë u bënë gjatë periudhës treditore të zgjedhjeve.
Të paktën 80 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë për gjoja vandalizimin e qendrave të votimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.