Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka treguar se në cilën kategori do të aplikohet së pari vaksina antiCovid-19, dozat e para të së cilës nga mekanizmi COVAX arritën sonte në Kosovë.
Ministri Vitia në intervistën e tij të parë që nga marrja e kësaj detyre, për Klan Kosovën, tha se personeli shëndetësor do të jenë të parët ata që do të vaksionohen.
Ai gjithashtu ka theksuar se vaksina antiCovid-19 do të aplikohet edhe tek një pjesë e të të moshuarve, por dhe atyre me sëmundje kronike, ndërsa ka përmendur se vaksinimi do përfshijë edhe shumicën serbe.
Detajet në intervistën e publikuar më poshtë:
https://youtu.be/2WWhjxiC_j4
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.