Lajmet e fundit

Sot gjatë ditës është hapur Panairi i 15-të i Librit “Ulqini 2015” në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi.
Këtë panair do ta vizitojë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Kosova, Kujtim Shala.
Ministri Shala e ka vlerësuar këtë panair si ngjarje të madhe të librit në Ulqin, duke u shprehur se kyn panair është një ngjarje tradicionale e një shenjë e qytetit të Ulqinit.
Sipas një komunikate për media, ministri Shala gjatë kësaj vizite në Mal të Zi do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e pushtetit komunal të Ulqinit dhe ata politik të shqiptarëve në Mal të Zi, transmeton Klan Kosova.