Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se fakti që situata në të cilën ndodhet vendi i tij nuk është e thjeshtë, para së gjithash siç tha ai kur bëhet fjalë për pozitën e serbëve në Kosovë nuk do të thotë se duhet të qajmë.
“Serbia ka vijat e veta të kuqe dhe ato janë shumë të dukshme sot dhe të qarta për të gjithë, se askush nuk ka iluzione. Është një supozim tmerrësisht i gabuar që Serbia nuk e di se çfarë po bën, se nuk ka plane, se ajo nuk ka një strategji në varësi të zhvillimit të ngjarjeve, ne kemi. Vetëm ne sillemi me dinjitet dhe përpiqemi të kthejmë gjithçka në kuadrin e dialogut, bisedave, sado të dhimbshme qofshin ato, sado e parehatshme të jetë të ulesh në tavolinë me njerëz si Kurti”, tha Vuçeviq, raporton Tanjug.
I pari i mbrojtjes në Serbi theksoi se është detyrë e përfaqësuesve të shtetit që përmes këtij formati të dialogut politik tësiç thotë ai “mbrojnë interesat e Serbisë, për të shmangur konfliktet dhe vuajtjet me çdo kusht”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.