Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt të policisë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Flutura Mustafa - Pllana, këshilltare e ministrit.
"Po, ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse ndaj seriozitetit të situatës".
Duket se arsye për këtë masë është një reagim i ditës së martë i të parit të MBPZHR-së i cili në profilin e tij në Facebook denoncoi publikisht ndërtimin e 25 vilave në Joshanicë të komunës së Pejës, respektivisht në Stankaj.
Ai ka deklaruar se uzurpimi dhe tjetërsimi i pronës publike të ministrisë që ai drejton është bërë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.