Lajmet e fundit

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, kishte paralajmëruar se mund të mbyllet deri në fund të shkurtit nëse financimi mbetet i pezulluar.
Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide ka thënë se është optimist se disa vende që kishin ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së do të rifillojnë pagesat, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Masa e ndërprerjes së fondeve erdhi pas akuzave se 12 punonjës në UNRWA ishin të përfshirë në sulmin ndaj Izraelit nga Hamasi më 7 tetor.
Kjo bëri që Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja, Gjermania, Italia, Australia, Kanada, Finlanda, Japonia, Zvicra, Holanda dhe Austria të ndalonin financimin e agjencisë.