Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në grupin punues për buxhetin e vitit 2023 janë shqyrtuar të gjitha amendamentet pas miratimit në lexim të parë.
Ai ka treguar se janë bërë ndryshime për të akomoduar projekte me marrëveshje ndërkombëtare si ato me Bankën Botërore dhe institucione të tjera, njofton KlanKosova.tv.
“Është buxhet që plotëson nevojat e qytetarëve dhe prioritetet e qeverisë. Buxheti vazhdon të mirëmbajë konsolidimin fiskal dhe borxhin publik. Është buxhet që na ktheen në rregullën fiskale të para pandmeisë ku deficiti buxhetor është më i vogël se 2 përqind”, është shprehur Murati.
“Ndryshimet nuk kanë ndikim sa i përket deficitit as të hyrave. Është vetëm bartje e financimit. Ka pasë korrigjime të tjera që i kemi trajtuar. Një pjesë e madhe nuk janë miratuar pasi që ministritë ose kanë plane ose janë paraparë për kohë të mëvonshme”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.