Ministri i Kulturës së Malit të Zi, Ljanko Ljumoviq e ka vizituar sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
Atë e ka shoqëruar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala i cili tha se kjo vizitë vjen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimi që kanë nënshkruar të dyja ministrië për bashkëpunim në fushën e kulturës, njofton Klan Kosova.
Ministri malazez pasi iu prezantua Parku Arkeologjik tha se ka përshtypje të mirë dhe se është i kënaqur me punën që është bërë këtu.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.