Lajmet e fundit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se ushtria izraelite po rrit operacionet në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku një ofensivë tokësore ka nisur që nga 6 maji.
Ai është shprehur se po forcojnë përpjekjet kundër Rafahut dhe se ky aksion do të vazhdojë sipas tij, derisa ata të arrijnë qëllimet e tyre.
"Ky aksion do të vazhdojë, më shumë forca nga toka, më shumë forca nga ajri, dhe ne do të arrijmë qëllimet tona”, është shprehur Gallant.