Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i ndryshimeve në sektorin e shëndetësisë.
Kështu tha Ismaili pas takimit që kishte me kryeministrin Haradinaj dhe bordin e SHSKUK-së, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Synimi ynë është që 2018-ta të njihet si një vit, gjatë të cilit me të vërtetë do të shihet përmirësimi i gjendjes në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.
“Për këtë morëm edhe zotimin e Bordit, drejtorit dhe të të gjithëve. Në anën tjetër edhe përkrahjen e pakursyer të kryeministrit Haradinaj, që së bashku me mua, të jemi në ballë të këtyre ndryshimeve që do t’i bëjmë”.
Ai tha se në vitin 2018 do të ketë thjeshtëzim të problemeve, në mënyrë që qytetarët të kenë barna, të mos presin në radhë të gjata dhe që kushtet në spitalet e vendit të jenë shumë më të mira sesa që janë momentalisht.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.