Lajmet e fundit

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant foli me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin të dielën.
Kjo për të dhënë një përmbledhje mbi "përfundimet paraprake" të "operacioneve mbrojtëse" të ushtrisë izraelite pas sulmit të Iranit.
Gallant shprehu "vlerësimin e tij të thellë" ndaj Austin për "udhëheqjen e tij dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e pashembullt të demonstruar nga institucionet e mbrojtjes dhe ushtritë e të dy vendeve, së bashku me partnerët ndërkombëtarë".
Sipas një deklarate të qeverisë izraelite, Gallant "theksoi mundësinë për të krijuar një koalicion ndërkombëtar dhe aleancë strategjike për të kundërshtuar kërcënimin e paraqitur nga Irani - një shtet që kërcënon të vendosë koka bërthamore në raketat e tij".
Deklarata shtoi se mbrojtja e Izraelit "mbetet vigjilente dhe e përgatitur për t'u përballur me kërcënime shtesë, duke përfshirë operacionet e vazhdueshme në Gaza dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi".
Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se Austin i kërkoi Gallantit të njoftonte ShBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian, sipas një zyrtari tjetër amerikan, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.