Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me homologun e tij shqiptarë, Igli Hasani.
Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit, Fidan vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, të cilat siç tha duhet të kalojnë në një stad më lart në shkëmbimet ekonomike, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Kryediplomati turk nënvijëzoi se ndër të tjera kishte biseduar me homologun e tij për hapat që duhen ndjekur për të pastruar ato që i cilësoi ‘mbetjet e fundit të FETO në Shqipëri’, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Turqia e cilëson terroriste.
“Ne bëmë edhe diskutime për luftën kundër terrorizmit. Diskutuam për pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO në Shqipëri, ndaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe mbi hapat që mund të hidhen konkretisht për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.