Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka thënë se prezenca e trupave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme.
Këto komente, Sikorski i bëri gjatë një diskutimi të mbajtur më rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Polonisë në Aleancën Veriatlantike.
“Prezenca e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme. E vlerësoj iniciativën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi çështja është që Putini të frikësohet e jo ne të kemi frikë nga Putini”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që trupat e NATO-s të shkelin territorin e Ukrainës.
Por, për një gjë të tillë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se në veprim i tillë do të çonte në përplasje të pashmangshme.