Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm iranian ka biseduar me homologët e tij të Katarit, Arabisë Saudite, Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me telefon, tha të mërkurën ministria e jashtme iraniane.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian foli me secilin homolog individualisht dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në lidhje me situatën në Gaza, tha ministria, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Telefonatat vijnë pasi i dërguari i ShBA-së për Lindjen e Mesme, Brett McGurk thuhet se ka telefonuar ministrat e jashtëm të Katarit, Arabisë Saudite, Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për t'u kërkuar atyre që t'i dërgojnë një mesazh Iranit dhe t'i kërkojnë atij të ulë tensionet me Izraelin.