Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian është shprehur i shqetësuar në lidhje me reagimin e policisë ndaj protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve amerikane.
Amir-Abdollahian kritikoi qasjen e policisë ndaj profesorëve dhe studentëve nga policia, gjë të cilën e bëri përmes një postimi në “X”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Kjo tregon qartë standardet e dyfishta dhe sjelljen kontradiktore të qeverisë së ShBA-së në lidhje me lirinë e fjalës”, ka shkruar Amir-Abdollahian.