Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, i cili sapo ka marrë detyrën e tij si ministër i Jashtëm, pas dorëheqjes së Dmytro Kulebas rreth një javë më parë.
Në postimin e tij në platformën X, ministri Hasani thotë se i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë homologut ukrainas.
“E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese”.
“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka shkruar ministri Igli Hasani. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.