Në 2024 e patën takimin e fundit. Që nga atëherë e deri më tani nga Federata Sindikale e Shëndetësisë thonë se ministri, Arben Vitia nuk ua hapi derën më, për të diskutuar rreth kontratës së re kolektive sektoriale.
Kryetarja e FSShK-së Tevide Imeri, tha së përkundër që e kishin finalizuar draftin e këtij dokumenti duke i kaluar procedurat e nevojshme, nuk u bë asgjë.
Mungesa e këtij dokumenti sipas FSShK-së e ka penalizuar edhe anëtarësinë e kësaj strukture dhe ka krijuar shkelje të të drejtave ndaj punëtorëve shëndetësor dhe pamundësuar disa benefite për ta.
Për shkëputjen e njëanshme të kontratës kolektive sektoriale për shëndetësi më 2022, ministria e shëndetësisë do të përballet në gjykatë për këtë punë të cilën e kanë ngritur sindikalistët tash e sa kohë.
Lidhur me këtë çështje deri në realizimin e kronikës nuk janë përgjigjur nga Ministria e Shëndetësisë.
Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=es7VP1G0FFI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.