Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ka lënë pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore.
“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes”, ka shkruar Çeku, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.