Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka kërkuar nga FIFA ndërmarrje konkrete pas shpalosjes së një afisheje në dhomat e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në futboll, ku shihet harta e Kosovës me ngjyra të flamurit serb.
“Pamje të turpshme në zhveshtoret e Serbisë, ku shfaqet urrejtja, ksenofobia dhe mesazhe gjenocidale në drejtim të Kosovës, derisa përdoret një platformë e FIFA-s”, është shprehur Çeku në profilin e tij në Twitter, përcjell KlanKosova.
“Presim veprime konkrete nga FIFA, duke pasur për bazë që Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare e plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”.
Në afishen në cirilik shkruan "Nuk ka dorëzim".